Zyrtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, kanë bërë të ditur se 3 njerëz kanë vdekur ndërsa 8 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në periferi të Bagdadit. Ndërkohë në Irakun Qëndrorë është zbuluar një varrezë masive me trupa të myslimanëve shiitë, që dyshohet të jenë ekzekutuar nga regjimi i Sadam Hyseinit. Zyrtarë lokalë shiitë njoftojnë ndërkaq se 40 personat e gjetur ishin ekzekutuar në vitin 1991 nga regjimi i mëparshëm në këtë vend, pas një kryengritje të shiitëve që u bë pas luftës së Gjirit. Bëhet e ditur se gjatë kësaj jave, do të fillojë eks-humimi i trupave të gjetur.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.