Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se qeveria që ai drejton ka formuar grupet e punës dhe është e gatshme që menjëherë të hyjë në bisedime me Beogradin. Më tej ai ka shtuar se pala kosovare nuk do ta bllokojë këtë proces.
Këto komente Rexhepi i ka bërë gjatë një dreke pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaci.
Nga ana tjetër edhe zyrtari i lartë serb, Nebojsha Coviq ka deklaruar se takimi i parë, në vazhdimin e dialogut për cështje praktike, do të mund të zhvillohej në Prishtinë, ndërsa takimi i ardhshëm në Beograd.
Coviq ka thënë se autoritetet në Serbi janë të gatshme për dialog.
XS
SM
MD
LG