Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti francez, Jacques Chirac, dhe kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, kanë deklaruar se janë të vendosur që Bashkimi Evropian të miratojë kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.
"Ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje lidhur me kushtetutën evropiane gjatë presidencës aktuale irlandeze, pra deri në qershorin e ardhshëm. Në rast se kjo nuk do të realizohet atëherë besojmë se marrëveshja padyshim do arrihet gjatë presidencës hollandeze, deri në fund të këtij viti", ka deklaruar Chirac.
Chirac dhe Schroeder kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për mënyrën e re të votimit brenda Bashkimit.
XS
SM
MD
LG