Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, mbrëmë vonë ka publikuar të dhëna optimiste nga një raport ekonomik, që parasheh një rritje prej 2.6 milionë vende të reja të punës në vitin 2004. Në një mesazh drejtuar Kongresit, së bashku me raportin vjetor ekonomik të presidentit, zoti Bush tha se "me të filluar të vitit 2004 ekonomia amerikane po bëhet më e fortë". Këto pohime të presidentit Bush lidhur me ekonominë amerikane i kundërshtoi kandididati demokrat për nominim presidencial, John Kerry.
XS
SM
MD
LG