Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Ushtria amerikane në Irak tha se i trajton shumë seriozisht planet e mbështetësve të Al Kaedës për të nxitur dhunën sektare ndërmjet Sunitëve dhe Shiitëve në Irak.
Gjenerali Mark Kimmit tha se me planet e gjetura gjatë një bastisjeje në Bagdad, është paraparë të nxitet përçarja për të penguar bartjen e pushtetit tek irakienët.
Në Uashington, sekretari i shtetit Colin Powell tha se kapja e dokumentave i vërteton pohimet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara se rrjeti terrorist Al Kaeda ka qenë aktiv në Irak.
"Sigurisht që kjo në një masë e arsyeton atë që thashë në Kombet e Bashkuara, se Abu Musab al-Zarqawi ishte aktiv në Irak dhe ka bërë gjëra, që irakienët i kanë ditur", tha Powell.
XS
SM
MD
LG