Ndërlidhjet

SHKUP


Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot qëndrimin e përbashkët për ndërmarrjen e masave kundër personave në Maqedoni të cilët në mënyrë vepruese promovojnë ose marrin pjesë në veprimtari të skajshme të dunshme me të cilat pengohet Marrëveshja-kornizë e Ohrit.
"Ndalesa për dhënien e vizave është dëshmi konkrete se BE-ja nuk do të tolerojë mjete të skajshme dhe jodemokratike me të cilat do të bllokohej zatimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e me këtë edhe përparimi drejt Evropës. Gjendja do të përcillet vazhdimisht", thuhet në deklaratën me shkrim të përfaqësusit special të Bashkimit Evropian në Shkup, Soren Jesen-Petersen.
Në listën e BE-së gjenden: Gafur Adili, i njohur si komandat Vardari, (1959) me prejardhje nga Kërçova; Hamdi Bajrami, i njohuri si Breza, (1981) nga Breza; Spiro Butka, (1949) nga Kosova; Goran Georgievski, i njohur si Mujo, (1969) nga Kumanova; Xhemail Hiseni, i njohur si Xhejmi Shej, (1958) nga Llojani; Avdyl Jakupi, i njohur si Çakalla, (1974) nga Tanusha; Daut Rexhepi, i njohur si Leka (1966) nga Poroji; Sait Rushiti, (1966) nga Tetova, Izair Samiu, i njohur si Baci (1963) nga Shemshova; Goran Stojkov, (1970) nga Strumica; Fadil Sulejmani (1940) nga Tetova; Gjynere Sulejmani (1954) e lindur në Turqi.
Në qëndrimin e përbashkët thuhet se vendet anëtare të BE-së do të ndërmarrin masa të domosdoshme që këtyre personave t'ua parandalojnë hyrjen ose kalimin tranzit nëpër territoret e tyre.
XS
SM
MD
LG