Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 46 njerëz u vranë dhe mbi 50 u plagosën nga shpërthimi i një autobombe para një qendre rekrutimi në Bagdad, ku qindra kandidatë pritnin radhë për t'u rekrutuar.
"Ishim rreth 200 irakienë, qëndronim në rrugë dhe ata na goditën me bombë. Amerikanët nuk u prekën sepse ishin brenda qendrës së rekrutimit", tha një dëshmitar i ngjarjes.
Sulmi ndodhi 24 orë pas shpërthimit që la rreth 50 të vrarë në komesariatin e policisë në Iskenderiya, ku shumica e viktimave ishin irakienë që kërkonin punë.
Kryengritësit kanë bërë të ditur se sulmet si ai sotmi, i kanë në shënjestër bashkëpunëtorët e amerikanëve.
Lidhur me përgjegjësit, koloneli amerikan Ralph Baker deklaroi:
"Për momentin është e pamundur të përcaktojmë përgjegjësit e sulmit të sotëm. Por mendojmë se teknika e operimit i përngjan asaj të grupeve Al Kaeda apo Ansar al-Islam", tha Baker.
XS
SM
MD
LG