Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, mbrëmë e paraqiti nismën e re amerikane që synon ndaljen e zgjerimit të armatimit bërthamor dhe parandalimin e terroristëve që të furnizohen me to. Duke folur në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, Bush ftoi për angazhim global të organeve të ndjekjes dhe të agjencive të zbulimit që t'a luftojnë tregun e zi të teknologjisë së armatimit jokonvencional. "Duhet të veprojmë në çdo drejtim. Duhet t'i gjejmë ndërmjetësuesit, furnizuesit dhe blerësit. Mesazhi jonë për tregëtarët e armëve bërthamore duhet të jetë i qartë dhe i vazhdueshëm: Do t'ju gjejmë dhe nuk do të ndalemi deri sa të ndaloheni", ka thënë presidenti Bush, për të shtuar se "kërcënimi më i madh para njerëzimit sot është mundësia e sulmit të fshehtë dhe të befasishëm me armatim kimik, biologjik, radiologjik ose bërthamor".
XS
SM
MD
LG