Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtarë amerikan është vrarë dhe dy janë plagosur gjatë një shpërthimi në Abu Garib, në perendim të Bagdadit. Ndërkohë, shefi i mbrojtes japoneze Shigeru Ishiba ka bërë të ditur se "dy sulmet me mortaja në bazën e ushtrisë japoneze në Irak, nuk do të ndikojnë në misionin e trupave japoneze në këtë vend". Ai më tej shtoi se dy mortajat, që u hodhën mbrëmë në Samavah shpërthyen larg bazës japoneze. Bëhet e ditur se nga këto sulme nuk pati viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG