Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet liderëve të pjesëve greke dhe turke të Qipros, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kanë përfunduar sot, pa sinjalizimin nëse është bërë ndonjë progres. Është ky raundi i tretë i bisedimeve për bashkimin e ujëdhesës së Qipros përpara se ky vend të pranohet në Bashkimin Evropian më 1 maj. Ndërmjetësues i bisedimeve është sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, ndërkaq që diplomatë të Shteteve të Bashkuara, të Greqisë, Turqisë dhe Britanisë po marrin pjesë poashtu në këto bisedime.
XS
SM
MD
LG