Ndërlidhjet

GJENEVË


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se ka marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara për të vizituar ish presidentin e Irakut, Sadam Husein.
Kryqi i Kuq është i specializuar për mbikqyrjen e gjendjes së të burgosurve të luftës në mbarë botën.
Ndërkaq forcat e koalicionit kanë mbuluar bunkerin ku u gjet Sadam Huseini. Kjo, sipas burimeve ushtarake, u bë që të parandalohej shndërrimi i bunkerit në fshatin e vogël Aduar në një vend pelegrinazhi për turistët.
Që nga kapja e Sadam Huseinit në dhjetor ushtarë amerikanë, gazetarë dhe zyrtarë të ndryshëm kanë vizituar bunkerin në fjalë.
XS
SM
MD
LG