Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ekipet e shpëtimit në Pakistan ende janë duke punuar në gjetjen e njerëzve, të cilët pësuan në tërmetin e së shtunës, nga i cili së paku 24 persona gjetën vdekjën.Tërmeti ishte i shkallës 5.7 të rihterit dhe ka goditur pjesën veriore të Pakistanit. Ndërkohë, sot në Islamabad, një delegacion i qeverisë së Indisë dhe asaj të Pakistanit do të fillojnë bisedimet treditore që kanë për qëllim hapjen e rrugës drejt negociatave paqësore. Është kjo hera e parë që të dyja palët takohen që nga përfundimi pa sukses i lëvizjes paqësore tre vjet më parë.
XS
SM
MD
LG