Ndërlidhjet

BERLIN


Përfaqësues të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë do të takohen sot në Berlin. Kancelari gjerman Gerhard Shreder, kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti francez Zhak Shirak, kanë deklaruar se biseda e tyre do të përqëndrohet në çështjet ekonomike. Në anën tjetër, kryeministri italian Silvio Berluskoni e ka përshkruar këtë takim si përpjekje për krijimin e një "kryesie" evropiane e cila do të sillte telashe të mëdha. Berluskoni më tej ka shtuar se edhe shtetet e tjera evropiane e ndjejnë këtë frikë.
XS
SM
MD
LG