Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se zgjedhjet në Irak nuk janë të mundshme përpara se Shtetet e Bashkuara ta bartin pushtetin tek irakienët në 30 Qershor.
"E ndajmë ndjenjën e përbashkët dhe mirëkuptimin se zgjedhjet nuk mund të mbahen para fundit të qershorit. Afati i bartjes së pushtetit duhet të respektohet, ndërsa ne duhet të krijojmë mekanizma për formimin e qeverisë, e cila më vonë do t'i përgatitë zgjedhjet", tha Annan.
Komentet e tij vijuan pas takimit me të dërguarin në Irak, Lakhdar Brahimi.
Në Bagdad, administratori amerikan Paul Bremer tha se Shtetet e Bashkuara do ta bartin pushtetin deri në 30 Qershor, por theksoi se forcat e koalicionit do të mbeten deri sa të plotësohen radhët e ushtrisë dhe policisë irakiene.
"Thamë që synojmë qeveri përfaqësuese dhe sovrane të Irakut, e cila do kufizohet nga ligji i përkohshëm, që i mbron të drejtat themelore. Irakienët duhet ta gëzojnë lirinë e fjalës, të tubimit, të besimit dhe të ushtrimit të fesë", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG