Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokuroria i Serbisë për krime të luftës, po punon intensivisht për ti vënë para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjen e tre vëllëzërve amerikanë, me origjinë nga Kosova, truapt e të cilëve ishin gjetur në një varrezë masive në Serbi, ka thënë zëdhënësi Bruno Vekariq. Siç informon mëtutje agjencia AP nga Beogradi, zoti Vekariq ka refuzuar të publikoj ndonjë detaj nga hetimet. Ai ka thënë se hetuesit serbë dhe ata amerikanë po punojnë në këtë rast. Vëllëzërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, që jetonin në Nju Jork, në priudhën 1998-99, kishin vendosur tu bashkohen njësiteve të shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër forcave serbe. Trupat e tyre u gjetën në qershor të vitit 2001, së bashku me trupat e pajetë të më se 70 shqiptarëve të Kosovës, në varrezën masive në Petrovo Selo në Serbi.
XS
SM
MD
LG