Kryeministri i emëruar i Serbisë, Vojisllav Koshtunica i ka deklaruar sot agjencisë AP se arrestimi dhe dorëzimi i të akuzuarve kryesorë për krime të luftës në Tribunalin e Hagës, nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij, përkundër kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për ndërprerjen e ndihmës dhe të përkrahjes politike. Zoti Koshtunica ka thënë se qeveria e tij, poashtu, nuk do ti dorëzoj as katër gjeneralët serbë, të akuzuar për krime të luftës në Kosovë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.