Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një vetëvrasës e hodhi veten në erë bashkë me 8 të tjerë, ndërsa plagosi mbi 60 veta në sulmin në një autobus në Jerusalem.
Shpërthimi e ndau përgjysmë autobusin, ndërsa gjymtyrët e shkëputura dhe copëzat e metalit u hodhën qindra metra larg vendit të ngjarjes.
Përgjegjësinë e mori grupi militant palestinez Brigadat e Martirëve Al-Aqsa.
Sulmin e dënuan zyrtarët izraelitë, kryeministri palestinez Ahmed Qorei, ministritë e Jashtme të Gjermanisë dhe Rusisë, si dhe Papa Gjon Pali i Dytë.
Sulmi ndodhi një ditë para seancës dëgjimore në gjykatën ndërkombëtare rreth ligjshmërisë së barierës së sigurisë, që Izraeli e ndërton në Bregun Perëndimor për parandalimin e sulmeve të ardhshme vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG