Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Do t'i mbajmë armiqtë e SHBA-ve larg dhe do t'i shtrijmë kufijtë e lirisë", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, gjatë një fjalimi të mbrëmshmë duke dhënë shenja se ai është gati të fillojë fushatën për të qëndruar në postin e tij. "Ardhmëria e SHBA-ve, poashtu varet nga drejtimi i Amerikës ndaj botës. Monumenti i lirisë në kohën tonë është i fuqishëm, por ende ballafaqohemi me sfida serioze", ka thënë presidenti Bush për të shtuar se "al-Qaida është dëmtuar por nuk është shkatërruar, terroristët po e testojnë fuqinë e Amerikës në Afganistan dhe Irak.Regjimi në Korenë e Veriut dhe Iran po e kundërshtojnë paqen. Nëse Amerika tregohet e dobët dhe e pasigurt, bota do të merr drejtim tragjik. Një gjë e tillë, gjatë qëndrimit tim nuk do të ndodh", ka thënë presidenti i shteteve të Bashkuara George Bush.
XS
SM
MD
LG