Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare, e cila ka nisur aktivitetin në korrik të vitit të kaluar, ka përfunduar seancat dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e murit të sigurisë, që Izraeli po ndërton në Bregun Perëndimor.
Gjatë ditës kanë qenë përfaqësuesit e Ligës së vendeve arabe dhe Konferencës Islamike që kanë paraqitur kundërshtimin e tyre ndaj murit në fjalë.
Këshilltari ligjor i Ligës Arabe, Michael Bothe, ka krahasuar murin në fjalë me murin e Berlinit.
"Muri i ndërtuar në territoret e pushtuara palestineze paraqet ndarjen, con drejt diskriminimit, pasqyron pjesën më të keqe të politikave ekspansioniste dhe shkatërron mundësitë reale për një paqe të ndershme dhe përfundimtare", tha përfaqësuesi i Ligës Arabe Bothe.
Vendimi i Gjykatës do të jepet brenda pak muajsh.
XS
SM
MD
LG