Ndërlidhjet

PRAGË


Nga përplajsa e aeroplanit me të cilin udhëtonte, humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski. Këtë lajm e ka vërtetuar zëdhënësi i ministrisë së brendshme të federatës së Bosnjë Hercegovinës, Nexhat Veizagiq.
- Për fat të keq, duhet ta vërtetojmë lajmin se aeroplani i delegacionit të Maqedonisë, që është dashur të marrë pjesë në një mbledhje në Mostar, është përplasur. Ekipet e Sforit kanë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar dhe kanë vërtetuar se të gjithë personat që ishin në aeroplan kanë humbur jetën.
Është raportuar se delegacioni i Maqedonisë, që ndodhej në Dablin të Irlandës, i kryesuar nga kryeministri Cërvenkovski, ka vendosur që të kthehet në Shkup. Ky delegacion kishte planifikuar paraqitjen e kandidaturës së Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG