Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi I Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri, ka shprehur tronditjen e tij për vdekjen e presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, dhe të shoqëruesve të tij, pas përplasjes së avionit të tyre në Bosnjë e Hercegovinë. Në një komunikatë për opinion, zoti Holkeri citohet të ketë thënë se ai personalisht dhe administrata e Kombeve të Bashkuara kanë pasur raporte shumë të mira bashkëpunimi me presidentin Trajkovski."Lutem që familja e tij edhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të gjejnë forcën për të kaluar nëpër këtë periudhë të rëndë", ka thënë Holkeri.
XS
SM
MD
LG