Ndërlidhjet

TIRANË/ZAGREB


Vendet e rajonit kanë shprehur keqardhje për incidentin tragjik ku pësoi kryetari maqedonas Boris Trajkovski.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i ka shprehur ngushëllime, me këtë rast, familjes së presidentit dhe popullit maqedon, duke thënë se "kjo është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj". Ndërsa kryetari i Kroacisë Stipe Mesiç ka thënë se "me presidentin Trajkovski ishin bashkëpunëtorë, në rrugën drejt integrimit evropian, në zhvillimin e demokracive në të dyja vendet, dhe në bashkëpunimin mes shteteve në gjithë rajonin", ka thënë Mesiç.
XS
SM
MD
LG