Ndërlidhjet

BERLIN


Në bisedimet e tyre të sotme, presidenti amerikan, George Bush dhe kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, do të përqendrohen në çështjet e vlerave të përbashkëta, siç janë të drejtat e njeriut, demokracia dhe pushteti i ligjit, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane në Berlin. Ai mëtutje ka theksuar se po bëhen përpjekje për ti kapërcyer mospajtimet lidhur me luftën në Irak. Ky zëdhënës poashtu ka thënë se "të dy palët gjithnjë e kanë bërë të qartë se, edhe në rast të mospajtimeve, çështjet siç janë moszgjerimi i armatimit për shkatërrim në masë dhe kërcënimi nga terrorizmi, duhet të zgjidhen së bashku".
XS
SM
MD
LG