Në “Kodak Theatre” të Los Angjelosit sonte zhvillohet edicioni i 76 ndarjes së çmimeve Oskar. Këtë vit organizatorët janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e ceremonisë së shpalljes së fituesve. Kritikët thonë se "këtë vit duket sikur filmat janë përzgjedhur nga një juri pleqësh që duhet të kishin dalë në pension. Sipas kritikës kanë mbetur padrejtësisht jashtë konkurimit filmat “OSAMA”, “Lamtumire Lenin”dhe “Kthimi”.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.