Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zbatimin e standardeve, sepse kjo është "mënyra e vetme e mundshme" që atje të mbijetojnë, të zhvillohen dhe të mundësohet kthimi i refugjatëve me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd William Montgomery.
"Nuk mund të garantoj çfarë do të jetë ardhmëria e Kosovës, por mund të garantoj që nëse serbët refuzojnë të marrin pjesë dhe nuk janë konstruktivë, ardhmëria mund të jetë shumë e zymtë", ka paralajmëruar Montgomery.
Nëse serbët duan ardhmëri më të mirë në Kosovë, këtë duhet ta realizojnë në kuadër të procesit për zbatimin e standardeve, sepse "atë e kanë shansën e vetme", ka deklaruar Montgomery për mediat e Beogradit.
XS
SM
MD
LG