Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian sot ka vendosur sanksione tregtare kundër Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Arancha Gonzalez tha se unioni "nuk kishte zgjidhje", pasi priti dy vjet që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë ligjin, i cili kompanive amerikane u mundëson përfitime nga taksat e reduktuara të eksportit.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për tregti Pascal Lamy deklaroi.
"Nuk jemi në luftë tregtare. Ne vetëm duam që Shtetet e Bashkuara t'i respektojnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë", tha Lamy.
XS
SM
MD
LG