Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski u ka kërkuar zyrtarëve të NATO-s të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave që përcollën vdekjen e presidentit Boris Trajkovski.
Cërvenkovski kërkoi nga kreu i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer personalisht të sigurohet që NATO-ja plotësisht të bashkëpunojë me hetimet zyrtare lidhur me rrëzimin e aeroplanit në Bosnjë.
"Në asnjë mënyrë, askush nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë" për rrëzimin, ka thënë Cërvenkovski, duke e theksuar "bashkëpunimin e pakët" ndërmjet autoriteteve të Bosnjes dhe NATO-s në ditën e fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG