Ndërlidhjet

PORT-AU-PRINCE


Lideri i kryengritësve në Haiti Guy Phillipe, i shoqëruar nga ithtarët e armatosur, sot hyri në kryeqytetin Port-au-Prince.
Ndërkohë, presidenti Jean-Bertrand Aristide, i cili dje u la pushtetin, mbërriti në Republikën Afrikane Qendrore.
Në Uashington, sekretari i shtetit Colin Powell tha se forcat ndërkombëtare në Haiti eventualisht do të funksionojnë si forcë policore.
"Mendoj se natyra e pranisë ndërkombëtare do t'i shndërrojë trupat luftarake në forca policore që do t'i ndihmojë popullit të Haitit", tha Powell.
Rreth 200 ushtarë amerikanë u vendosën në aeroportin e kryeqytetit Part-au-Prince.
Në Paris, ministria e Mbrojtjes tha se në Haiti kanë mbërritur rreth 50 ushtarë francezë, të cilët iu bashkangjitën rreth 200 marincave amerikanë, që kishin arritur më parë.
XS
SM
MD
LG