Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Së paku 75 njerëz mund të kenë vdekur nga shpërthimet e sotme në Bagdad, derisa së paku 50 të tjerë llogariten të kenë humbur jetën nga shpërthimet në qytetin e Qerbelasë. Burimet e spitalit në këtë qytet thonë se duke parë dendurinë e pacientëve presin që numri i viktimave të rritet deri në 100.
Shpërthimet kanë ndodhur derisa mbi 1 milionë myslimanë shiitë po marrin pjesë në ceremonitë e nderimit të imamit Husein, nipi i profetit Mohamet, në ditën më të shenjtë të vitit.
Myslimanët shiitë nuk kanë mundur ta festojnë këtë ditë në kohën e regjimit të Sadam Huseinit.
Edhe në Pakistan myslimanët shiitë janë sulmuar derisa festonin në qytetin e Kuetës, ku për pasojë humbën jetën 8 njerëz.
XS
SM
MD
LG