Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë dhe irakianë janë vënë në kërkim të Musab al-Zarkavit, i cili besohet se qëndron pas sulmeve në Bagdad dhe Qerbela, ku humbën jetën qindra njerëz.
Gjenerali John Abizaid, komandant i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, ka deklaruar:
"Ne kemi informacione nga shërbimet e inteligjencës që e lidhin Zarkavin me këtë sulm. Njëherësh kemi disa të dhëna që lidhin Zarkavin me ish-elementët e regjimit të rrëzuar, vecanërisht me shërbimin irakian të inteligjencës në kohën e Sadam Huseinit. Ne jemi të shqetësuar kur shohim se si një grup terrorist po bashkërendon veprimet me njerëzit e ish - shërbimit të inteligjencës irakiane", tha gjenerali Abizaid.
Edhe adminsitratori Paul Bremer, ka kritikuar militantët e huaj për sulmet në Bagdad dhe Qerbela.
XS
SM
MD
LG