Ndërlidhjet

ROMË


Kryeministrat e Italisë dhe Britanisë, përkatësisht Silvio Berlusconi dhe Tony Blair kanë diskutuar planet për rindërtimin e Irakut, pavarësisht sulmeve të fundit.
Blair dhe Berlusconi kanë theksuar se forcat e koalicionit janë në gjendje që të plotësojnë afatin kohor të 30 qershorit për kalimin e pushtetit tek irakianët.
Lidhur me sulmet e fundit Blair deklaroi:
"Aktet terroriste të ditëve të shkuara u dënuan nga drejtuesit e tre pjesëve kryesore të Irakut dhe nuk ka arsye që ata të mos realizojnë përparimin politik të kërkuar. Fakti se ka pasur sulme terroriste vetëm se duhet të na japë një shtysë edhe më të madhe për të siguruar se suksesi do të arrihet", tha Blair.
XS
SM
MD
LG