Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarë afgan kanë bërë të ditur se "së paku 7 ushtarë janë vrarë gjatë sulmeve të fundit në Kandahar". Një zyrtarë i lartë ushtarak, ka fajësuar, për këtë sulm, pjesëtarët e mbetur të regjimit taliban, duke shtuar se rreth 100 ushtarë afganë tashmë janë dërguar në rajon në kërkim të kryengritësve talibanez. Në anën tjetër sot në Kabul ka qëndruar ministri i Jashtëm britanik, Jack Strou i cili është takuar me presidentin e shtetit Hamid Karzai. Strou, me këtë rast ka thënë se "Britania e ka shtuar vlerën e ndihmave për Afganistanin nga 540 në 900 milion dollarë që do tu ipen gjatë pesë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG