Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

CRAWFORD/TEXAS


Në fjalimin e javës në radio, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e lëvdoi punën e Këshillit Qeverisës për sajimin e kushtetutës së re të përkohshme për vendin.
"Irakienët po bëjnë progres të shkëlqyeshëm. Anëtarët e Këshillit Qeverisës debatojnë hapur dhe lirshëm për kornizën e re, me të cilën do ta qeverisin vendin. Ky ligj kalimtar do t'i sigurojë të drejtat e të gjithë irakienëve, dhe do ta çojë vendin drejt ardhmërisë demokratike", tha presidenti Bush.
Ceremoniali i nënshkrimit të dokumentit u shty dje pasi në çastin e fundit, anëtarët shiitë në Këshillin Qeverisës nuk u dakorduan me pjesët lidhur me autonominë e kurdëve.
Këshilli tha se do të rimblidhet të hënën për ta finalizuar çështjen dhe nënshkruar dokumentin, që konsiderohet kyç për dorëzimin e pushtetit nga amerikanët tek irakienët.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se "ka ndjerë zemërim dhe keqardhje" nga sulmet e fundit në Bagdad dhe Qerbela gjatë festës shiite Ashura, ku u vranë të paktën 180 njerëz.
Bush i akuzoi terroristët e huaj dhe lojalistët e ish liderit Saddam Hussein për sulmet.
XS
SM
MD
LG