Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

RRIPI I GAZËS


Së paku 14 palestinezë janë vrarë dhe më se 80 të tjerë janë plagosur gjatë depërtimit të armatës izraelite në kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës. Zyrtari palestinez, Nabil Abu Rdaineh, sot ftoi Bashkësinë ndërkombëtare që ti ndalë aksionet izraelite kundër caqeve palestineze:
- Kjo politikë nuk çon askund, por vetëm në më tepër dhunë dhe jostabilitet dhe ne kërkojmë nga katërshja dhe nga Këshilli i Sigurimit që të veproj dhe ta ndalë agresionin e Izraelit, sepse kjo do të shkaktoj dhunë në tërë rajonin.
Duke folur për aksionin e sotëm, zëdhënësja e ministrisë së jashtme izraelite, Batsheva Genut tha:
- Forcat mbrojtëse të Izraelit kishin vetëm një qëllim këtë mëngjes në Gazë dhe ky qëllim ishte që të ndalen terroristët nga kryerja e sulmeve. Nëse atje ka viktima civile unë personalisht dhe qeveria e Izraelit shprehim keqardhje dhe ngushëllime për këta palestinezë dhe shpresojmë se terroristët palestinezë nuk do ti përdorin civilët si mburojë të gjallë.
XS
SM
MD
LG