Ndërlidhjet

ATHINË


Lideri i Partisë Socialiste, George Papandreou ka pranuar disfatën në zgjedhjet e sotme parlamentare në Greqi. Kështu përfundoi periudha 10 vjeçare e kësaj partie në pushtet. Zoti Papandreu tha se Demokracia e Re i ka fituar zgjedhjet. Ai me këtë rast i uroi fitoren liderit të kësaj partie, Costas Karamanlis. Në projektimet e parashikimeve të rezultateteve, menjëherë pasi u mbyllën vend-votimet, stacionet televizive kishin paraparë fitoren e Demokracisë së Re. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve priten të shpallën më vonë.
XS
SM
MD
LG