Ndërlidhjet

SHKUP


Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është lënduar në një përleshje ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur në pjesën perëndimore të Maqdonisë, që është e dominuar nga popullata shqiptare, ka informuar sot policia. Është raportuar se të dy personat e vrarë ishin shqiptarë. Policia ka thënë se ishte përpjekur që të ndalte një veturë të dyshuar pas një varg vjedhjesh që kishin ndodhur gjatë natës në atë hapëisrë. Sipas policisë, nga makina ishte hapur zjarrë në policët, kështu që pjesëtarët e policisë ishin përgjegjur dhe të shtëna. Incidenti kishte ndodhur afër fshatit Zherovjan, në perëndim të Tetovës.
XS
SM
MD
LG