Ndërlidhjet

NJU JORK


Senatori John Kerry, që tashmë ka fituar në garën për nominim demokrat për president, ka kritikuar administratën Bush lidhur me politikën e tij në Haiti. Në një intervistë për të përditshmen Nju Jork Tajms, zoti Kerry ka thënë se presidenti George Bush ka dështuar që ta mbështesë liderin e zgjedhur të Haitit, Jean Bertrand Aristide dhe se politika e tij në këtë aspekt ishte "shkurtëpamëse". Zëdhënësi i fushatës së presidentit George Bush, Steve Schmidt i ka thënë Nju Jork Tajmsit se "Kerry po bënë politikë" në kritikat e tij lidhur me veprimet e administratës Bush për çështjen e Haitit.
XS
SM
MD
LG