Seria e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojë nesër, sërish në Prishtinë. Këtë herë, do të trajtohet çështja e personave të zhdukur dhe të pagjetur të luftës, ka njoftuar administrata e UNMIK-ut. Sipas shënimeve të organizatave të ndryshme humanitare dhe të administratës së UNMIK-ut, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e 3.450 personave të cilët konsiderohen të zhdukur.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.