Ndërlidhjet

BAGDAD


25 anëtarët e Këshillit Qeverisës të Irakut e kanë nënshkruar sot propozim tekstin e kushtetutës së përkohëshme të këtij vendi. Udhëheqësi i Këshillit të Përkohshëm Qeverisës të Irakut, Muhamed Bahr al Ulom, e konsideroi këtë si një hap vendimtarë në historinë e Irakut". Ndërkaq, Masud Barzani anëtarë i këtij Këshilli deklaroi se "ky dokument do t'a forcojë unitetin e paparë deri më tani në Irak". "Nuk ka dyshime se ky ligj do të forcojë bashkimin në Irak, dhe do t'ju mundësojë të gjitha etniteteve në Irak bashkëpunim më të ngushtë dhe një jetë vëllazërore. Me këtë ligj ne i dijmë të drejtat dhe përgjegjësitë tona", ka thënë Barzani. Nënshkrimi i kushtetutës së përkohëshme konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejtë procesit të kalimit të pushtetit tek irakienët që është paraparë për 30 qershor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG