Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i Jashtëm britanik Jack Strou është takuar sot në Londër me kryemnistrin palestinez Ahmed Kurei, për të biseduar rreth procesit të paqes në lindjen e mesme. Pas takimit ministri britanik Strou deklaroi se "humbja e jetëve të shtunën dhe të dielën në Gaza, e përforcon nevojën e vazhdimit të bisedimeve për procesin e paqes në lindjen e mesme, që palestinezët dhe izraelitët më mirë t'a ndjejnë shpresën se sa dëshprimin". Ndërkaq kryeministri palestinez Ahmed Kurei shfaqi shresën se "do t'i bindin njerëzit, nga të dyja palët, se është mjaft dhe duhet t'i japin fund dhunës.
XS
SM
MD
LG