Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake në kuadër të përpjekjeve të forcimit të bashkëpunimit të të dy vendeve. Zëdhënësja e kësaj ministrie Mariana Zegali ka bërë të ditur se "në këto ushtrime do të përfshihen marinsat, forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë". Ushtrimet kanë filluar sot dhe do të zgjasin deri më 12 mars.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.