Ndërlidhjet

DALLAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë "se nënshkrimi i kushtetutës së përkohëshme në Bagdad, është hap i rëndësishëm drejt sovranitetit të irakienëve më 30 qershor".
Bush tha në Dallas se nënshkrimi, i vë bazat për zgjedhje demokratike dhe kushtetutë të re. Në Uashington sekretari i shtetit Kolin Pauell tha se dokumenti i përmban të gjitha veçorit e demokracisë.
"Lexojeni ligjin. Dhe shihni se qfarë ka shkruar Këshilli qeverisës për irakienët. Për të drejtat e tyre, për të drejtat e gruas, gjyqësinë e lirë dhe kontrollin civil", tha Pauell.
Nënshkrimi u shty shkaku i vërejtjeve të klerikut me ndikim shiitë Ajatollah Ali al-Sistani.
XS
SM
MD
LG