Ndërlidhjet

UASHINGTON


Trupat e koalicionit në Irak përballen me sulme të shtuara nga guerrilët, ka deklaruar George Tenet, shefi i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA.
Tenet ka folur gjatë ditës përpara Komitetit të Kongresit që mbulon problemet e mbrojtjes.
Tenet ka theksuar se Al-Kaida është dobësuar, por nuk është mundur, madje mbetet e vendosur për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate.
"Përhapja e qëndrueshme e ndjenjave anti-amerikane të nxitura nga Bin Ladeni, në lëvizjen e gjerë ekstremiste sunite dhe përmes dhënjes së përvojës shkatëruese të Al-Kaidës, tregon se një kërcënim serioz do të mbetet dhe për të ardhmen, pavarësisht nëse do ekzistojë apo jo al-Kaida", tha Tenet.
XS
SM
MD
LG