Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mohammad Khatami i ripërsëriti paralajmërimet se qeveria e tij do ta ndërpresë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, nëse ajo do të miratonte rezolutë kundër programit bërthamor të Teheranit.
Kreu i agjencisë Mohamed ElBaradei tha se hapi i tillë do të ishte i dëmshëm.
Në Uashington, sekretari i shtetit Colin Powell tha se rezoluta do ta paralajmëronte Iranin të bashkëpunojë më ngushtë me agjencinë dhe t'i zbatojë obligimet e marrëveshjes për mos-proliferimin bërthamor.
XS
SM
MD
LG