Zijadin Gashi, Prishtinë
Sulmin e sotëm në rezidencën e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e kanë dënuar institucionet dhe udhëheqësit vendorë si edhe ata ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si një akt kriminal të drejtuar kundër institucioneve dhe stabilitetit në Kosovë. Kështu, shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri i ka telefonuar Presidentit Rugova, me të mësuar lajmin për sulmin mbi rezidencën e tij dhe i ka shprehur keqardhjen e tij për këtë akt, thonë zyrtarë nga presidenca. Kurse pasdite, Rugova është vizituar nga zëvendësshefi i UNMIK-ut Charles Brayshaw.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se ky sulm është i drejtuar kundër stabilitetit të Kosovës dhe kërkoi ndriçimin e shpejtë të rastit. Këto komente, Rexhepi i bëri me të kthyer nga vizita dyditëshe në Bruksel:
“Krijohet përshtypja se dikush qëndron kujdestar që t’i dëmtojë institucionet e Kosovës dhe imazhin e Kosovës, në kohën kur me një angazhim maksimal edhe të ndërkombëtarëve edhe të vendorëve, mundohemi të krijojmë një ambient të qetë. Por dikujt sikur i pengon kjo dhe në kohën e vizitave të rëndësishme siç është kjo e nënsekretarit të OKB-së Jean- Marie Guehenno që të krijojnë përshtypje të keqe për Kosovën”, tha kryeministri Rexhepi. Ndërkohë, këtë sulm e kanë dënuar dhe subjektet kryesore politike të Kosovës. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në reagimin e saj dënon ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një akt kriminal kundër vlerave demokratike e institucionale, kundër angazhimeve shtetformuese, dhe kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, dënon sulmin e sotëm si edhe shpërthimet dhe vendosjen e mjeteve shpërthyese ditëve të fundit nëpër Prishtinë. Kryetarët e degëve të PDK-së dënuan aktin e hedhjes së mjetit shpërthyes në shtëpinë e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si akt që krijon pasiguri dhe dëmton imazhin e Kosovës si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti.
Në fakt, sot rreth orës 5:40 minuta një bombë dore është hedhur në oborrin e rezidencës së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, duke shkaktuar dëme materiale, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Ky akt, nga zyra e presidentit Rugova është vlerësuar një sulm i rëndë kriminal kundër institucionit të presidentit të Kosovës. Zëdhënësi i policisë ndërkombëtare në Prishtinë, Derek Chapell tha se bomba dyshohet të jetë hedhur nga një veturë në lëvizje:
"Një bombë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së presidentit Rugova dhe ka shpërthyer në kopsht nja tri metra larg shtëpisë dhe ka shkaktuar dëme në mure dhe në një veturë," tha Chappell.
Ndërsa zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Muhamet Hamiti, tha se presidenti Rugova si dhe personeli nuk janë lënduar nga ky sulm:
“Ka pasur dëme materiale në anën e përparme të shtëpisë në tri katet e saj. Ky është sulm i rëndë kriminal mbi institucionin më të lartë të vendit tonë”.
Përndryshe, policia ka njoftuar gjatë tërë ditës i ka shtuar masat e sigurisë në kryeqytetin e Kosovës, por nuk ka njoftuar për arrestime të mundshme lidhur me këtë akt.