Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, ka urdhëruar ngritjen në shkallën më të lartë të gjendjes gatishmërisë për forcat ushtarake të vendit, pasi atij nuk është lejuar të hyjë në rajonin autonom të Axharës.
Sakashvili ka theksuar se edhe pas urdhërit të fundit, ai synon marrjen paqësore të kontrollit ndaj Axharës, që është zyrtarisht brenda territorit të Gjeorgjisë.
Sakashvili ka tërhequr vëmendjen e Rusisë, që të mos ndërhyjë në Axhara. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Tbilisi nuk duhet të ndryshojë gjendjen e status quo në atë rajon, pasi sipas diplomacisë ruse "cdo gabim do të conte në katastrofë".
XS
SM
MD
LG