Ndërlidhjet

VARSHAVË


Polonia u bëri thirrje vendeve tjera t'i mbajnë trupat e tyre në Irak deri në stabilizimin e gjendjes.
Ambasadori polak në NATO Jerzy Nowak tha se nëse Spanja tërhiqet, Polonia do mund ta marrë komandën e njësitit në Irakun jugor.
Ndërkohë, kreu i shërbimit polak të inteligjencës tha se ndërhyrja e Polonisë në Irak mund ta bëjë atë shënjestër të sulmeve terroriste, siç ndodhi javën e shkuar në Madrid.
Zbigniew Siemiatkowski u bëri thirrje polakëve të jenë syçelë, duke shtuar se as popullata e as shërbimet polake të sigurisë nuk janë të përgatitura sa duhet për sulmet e mundshme.
Ashtu si Spanja, edhe Polonia e mbështeti luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG