Ndërlidhjet

BERLIN


Në Vojvodinë janë shpeshtuar sulmet ndaj pjesëtarëve të 27 pakicave etnike pas fitores së radikalëve në Serbi, shkruan javorja gjermane "Der Spiegel", duke theksuar se Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës për këtë u është drejtuar Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara.
Kuvendi i Vojvodinës tashmë e ka flamurin e ri, e ka porositur himnin dhe nga Këshilli i Evropës ka kërkuar dërgimin e vëzhguesve, shkruan gazeta gjermane, duke shtuar se "ekziston droja që zhvillimet e mëtejme të rrjedhin si në Kosovë".
XS
SM
MD
LG