Ndërlidhjet

PRISHTINË


"NATO-ja është e përkushtuar për Kosovën dhe unë mund t’jua jap fjalën se ky përkushtim do të vazhdojë", ka thënë sot në Prishtinë komandanti i krahut jugor të NATO-s admirali Gregory Johnson duke i quajtur të papranueshme shpërthimet e ditëve të fundit në Prishtinë, të cilat sipas tij e dëmtojnë edhe procesin e përmbushjes së standardeve.
Këto komente admirali Johnson i bëri gjatë një vizite Prishtinës me ç’rast është takuar me komandantinm e KFOR-it, gjeneralin Kammerhof, me shefin e UNMIK-ut Holkeri, me kryetarin e Kosovës Rugova dhe me kryeministrin Rexhepi.
Johnson tha se Kosova ka përparuar dukshëm dhe nuk ka rast të veçantë që do të mund ta linte nën hije progresin e arritur.
XS
SM
MD
LG