Ndërlidhjet

MADRID


Një ditë pas fitores së papritur në zgjedhjet, lideri i socialistëve të Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero deklaroi se ai me gjasë do t'i tërheqë 1.300 trupat spanjole nga Iraku.
Ai tha se lufta në Irak është "katastrofë e vazhdueshme", dhe drejtoi kritika të ashpra kundër qeverive amerikane dhe britanike për politikën e tyre në Irak.
"Nëse nuk ka ndryshime dhe Kombet e Bashkuara e marrin situatën nën kontroll, ndërsa pushtuesit e dorëzojnë kontrollin politik, atëherë trupat spanjole do të kthehen prapë. Afati i fundit është 30 Qershori", tha Zapatero.
Lideri i ardhshëm gjithashtu tha se qeveria e tij do t'i ripërtrijë lidhjet me Francën dhe Gjermaninë, pas periudhës së tensionimit që u shkaktua rreth luftës në Irak.
"Qeveria do të jetë krejtësisht pro-evropiane, kurse qeveria të cilën do ta formoj, do të rivendosë lidhje të shkëlqyeshme me Francën, Gjermaninë dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian", tha lideri i socialistëve spanjolë.
Socialistët fituan disa ditë pas sulmeve në Madrid, ku u vranë 200 njerëz dhe u plagosën rreth 1.500.
Mbetet e paqartë kush i kreu sulmet, por pas pretendimit për marrjen e përgjegjësisë nga zëdhënësi i Al-Kaidës, shumë votues sulmet i ndërlidhën me mbështetjen që Spanja i dha luftës së Shteteve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG